Flash

VIDEO/ Shikoni si u shemb nga tërmeti kjo fabrikë në Durrës

Lapsi.al 28 November 2019
VIDEO/ Shikoni si u shemb nga tërmeti kjo fabrikë në Durrës

Këto janë pamjet rrëqethëse të shembjes së fabrikës në zonën e Shkozetit të Durrësit në të gdhirë të së martës më 26 Nëntor, kur vendi ynë u godit nga tërmeti shkatërrimtar 6.4 ballë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e shembjes së fabrikës nga lëkundjet e forta sizmike. Pas goditjeve fatale, edhe kamera e sigurisë pëson defekt për shkak të shembjes së objektit.

Në momentin e rënies së tërmetit, brenda fabrikës ndodhej presidenti i firmës, i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja.

Për fat të mirë, ekipet e emergjencës mundën ta nxirrnin pas disa orësh në gjendje të mirë shëndetësore.

Pranë fabrikës së rrëzuar, është edhe një ndërtesë tjetër që ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i së martës, për të cilin banorët thonë se është në rrezik shembje.

https://www.youtube.com/watch?v=M5pu1kNXZsQ

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI