Flash

FOTO/ Djali i Ramës mesazh për mikeshën e ndarë nga jeta prej tërmetit

Lapsi.al 29 November 2019
FOTO/ Djali i Ramës mesazh për mikeshën e ndarë nga jeta

Tërmeti katastrofik tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, duke lënë pas të paktën 49 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara. Mes familjeve që mbetën nën rrënoja ishte dhe familja Reçi, me origjinë nga Mirdita dhe që banonte në Durrës. Tërmeti iu mori jetën të katër anëtarëve të familjes Reçi, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe Klaus Reçi, 21 vjeç, të cilët u përcollën dje për në banesën e fundit.

Shuarja e kësaj familje preku edhe familjen e kryeministrit Edi Rama, pasi 25-veçarja Kristi Reçi ishte e afërme e djalit të kryeministrit, Greg Rama. Ishte vetë Gregu, që reagoi me një mesazh në rrjetet sociale pas tragjedisë, duke thënë se e kishte njeri të afërt studenten e Mjekësisë. Ndërkohë, ditën e djeshme, Gregu i ka dhënë lamtumirën e fundit mikes së tij, Kristit, të cilën, zbulon se e thërriste “Kiki”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI