Flash

Udhëzimi i Bashës për strukturat e PD: Të gjithë pranë banorëve, evidentoni çdo dëm nga tërmeti

Lapsi.al 29 November 2019
Udhëzimi i Bashës për strukturat e PD: Të gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një udhëzim drejtuar strukturave të PD-së për situatën e krijuar nga tërmeti thekson që duhet të shkojnë në terren për të evidentuar çdo dëm të shkaktuar nga tërmeti, pa dallim partiak.

Basha në udhëzim shkruan që të gjithë strukturat të takojnë banorët dhe të jenë pranë banorëve  të prekur nga tërmeti, për të evidentuar çdo nevojë që banorët kanë.

Në udhëzim thuhet që grupet duhet të mbledhin problematikat që raportojnë qytetarët dhe interesohen nëse u është ofruar ndihmë, si dhe të evidentohen paraprakisht zonat, banesat dhe qytetarët që kanë patur probleme dhe t’u merret kontakti.

"Jini sa më pranë banorëve të prekur nga tërmeti dhe familjarëve të viktimave.  Të shtojmë praninë në terren, të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë.  Të evidentojmë dëmet e shkaktuara në banesa, t’i vijmë në ndihmë qytetarëve të prekur me çfarë të mundemi. Grupet mbledhin problematikat që raportojnë qytetarët dhe interesohen nëse u është ofruar ndihmë. Të evidentohen paraprakisht zonat, banesat dhe qytetarët që kanë patur probleme dhe t’u merret kontakti. Evidentimi bëhet pa asnjë dallim partiak. Takohet kushdo dhe interesohemi për nevojat", thuhet ndër të tjera në udhëzimin e Bashës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI