Flash

SHBA sjell në Shqipëri ekspertin për fatkeqësitë natyrore

Lapsi.al 29 November 2019
SHBA sjell në Shqipëri ekspertin për fatkeqësitë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i bëri thirrje të gjitha banorëve që i kanë banesat e dëmtuara të mos qëndrojnë deri në momentin që do të bëhet vlerësimi. Në një dalje për mediat, ajo tha se vlerësimet po bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Ajo garantoi se askush nuk do të mbetet pa shtëpi. Kurse ambasada amerikane njoftoi se ka mbërritur një ekspert nga SHBA për vlerësimin e dëmeve.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjienike, në vendet e prekura më shumë. Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert fatkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare", njoftoi ambasada.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI