Flash

Dom Gjergj Meta: Lironi vajzën që u arrestua për një status në Facebook

Lapsi.al 29 November 2019
Dom Gjergj Meta: Lironi vajzën që u arrestua për një status

Xhulia Aliaj u arrestua nga policia me akuzën se përhapi panik te qytetarët, duke shkruajtur në ‘Facebook’ se në Durrës do të ketë stuhi. Pas kësaj, ka ardhur reagimi i Dom Gjergj Metës, i cili bën apel që vajza të lirohet menjëherë.

Sipas tij, në një vend demokratik, një arrestim i tillë do të ishte absurd.

Reagimi i Dom Gjergj Metës:

Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde.

U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI