Flash

VIDEO/ Europa nën terror, sulme në Britani dhe Holandë

Lapsi.al 29 November 2019
VIDEO/ Europa nën terror, sulme në Britani dhe Holandë

Dy qytetarë të pafajshëm kanë vdekur në Londër pasi janë sulmuar me thika. Agresori arriti të plagosë 12 persona para se të ndalohej nga disa kalimtarë, të cilët e bllokuan në tokë. Policia u afrua dhe e qëlloi për vdekje agresorin, i cili kishte veshur një jelek dinamiti, që më vonë rezultoi i rremë, pasi u verifikua nga ekspertët e lëndëve plasëse. Forca të shumta policie u mblodhën te London Bridge, ku ndodhi sulmi, ndërkohë që dy prej viktimave kanë humbur jetën në spital.

Pak orë më vonë, një sulm i ngjashëm ka ndodhur në hagë, në një rrugë të mbushur me dyqane dhe klientë të shumtë. Sulmi ndodhi në brendësi të një dyqani dhe policia tani është vënë në kërkim të një mashkulli të moshës 45 deri në 50 vjeç. Gjendja e të lënduarve në Hagë është ende e paqartë, por janë raportuar 7 të plagosur.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI