Flash

"Po bënin detyrat e shtëpisë": Pioli mbron lojtarët e tij me telefon në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 26 November 2019
"Po bënin detyrat e shtëpisë": Pioli mbron

Cështja e telefonave konsiderohet e mbyllur për Milan. Ai që i ka vënë pikë polemikave në rrjetet sociale që shpërthyen pas publikimit të imazheve të Biglia, Kessie e Rebic me smartphone në dhomat e zhveshjes në San Siro para fillimit të ndeshjes me Napoli, ka qenë tekniku Stefano Pioli: "Dua të qartësoj - ka deklaruar trajneri sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera - se përsa i përket përdorimit të telefonëve kam përfshirë një rregull të ashpër që parashikon që lojtarët nuk mund ta përdorin në drekë e në darkë".

"Unë i pranoj pa replika kritikat për rezultatet që ne të parët do të donim të ishin ndryshe - ka shtuar Pioli - por do doja të qartësoja që përpara ndeshjeve përdorimi i telefonit për lojtarët është i lejueshëm për dy motive. Nga njëra anë relaksohen duke dëgjuar muzikën e preferuar, gjë që ndodh në të gjitha skuadrat e Italisë që kur ekzistojnë smartphonet, nga ana tjetër cdo lojtar duhet të konsultohet me app që stafi teknik i ka dorëzuar. Cdo futbollist ka video për të mbajtur mend, për të studiuar karakteristikat e kundërshtarëve qëluajnë në zonën e tyre të kompetencës. Praktikisht po zhvillonin një lloj detyre shtëpie".

Stafi i Pioli ka përsëritur tek Milan eksperiencën e bërë tek Fiorentina, me një app që lojtarët mund ta përdorin për të riparë video e përgatitjes së ndeshjes, me fazën e zotërimit dhe mos zotërimit të topit e gjithë imazhet që kanë të bëjnë me kundërshtarin. Asnjë neglizhencë nga ana e lojtarëve, akuza për mungesë profesionalizmi kthehet mbrapsht nga tekniku milanist: "Po kryenin detyrën e tyre. E kuptoj që në pamje të parë imazhe të tilla mund të sjellin reagimin e këtin lloji, por nëse do të isha i sigurtë se lojtarët kishin qëllim të dërgonin mesazhe para një ndeshje të rëndësishme, unë i pari do të isha nervozuar".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI