Flash

Lubonja: Meta ka të drejtë, por të tregojë ndërkombëtarët palaço

Lapsi.al 21 November 2019
Lubonja: Meta ka të drejtë, por të tregojë

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, shpërthimin e Presidentit Ilir Meta, lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Lubonja tha se në thelb Meta ka të drejtë, pasi këshilla e ndërkombëtarëve për ta çuar çështjen në Komisionin e Venecias është qesharake.

“Si President do ta doja më racional. Nëse bëhet fjalë për palaço ndërkombëtarë, do doja diçka më konkrete. Në thelb mendoj se ka të drejtë. Ta nisim me Venecian. Është qesharake kjo këshillë, sepse dëshmon dështimin e Reformës në Drejtësi. Ata na kishin premtuar se do bënin një reformë në drejtësi që do ta shpëtonte nga politika.

Lidhur me Gjykatën Kushtetuese kush ka të drejtë? Unë ndjehem i fyer të më vendosë Venecia për këtë. Aty është e qartë fare, është e shkruar në Kushtetutë, që duhet bërë me radhë. Jo një jurist, por edhe një qytetar normal, e kupton se aty duhet të ishte respektuar një radhë, që nuk është respektuar qëllimisht, për të vendosur aty njerëzit që donte PS me Ramën. E shton këtë argument edhe fakti i Besnik Muçit, që është hequr, i cili një Vetting i parë e kaluar dhe tani që doli se mund të ishte njeri i Metës ta apelojmë, t’i nxjerrim ca gjëra e ta heqim.

Presidenti e ka çuar deri në Prokurori vendimin e Dvoranit, pra ka disa argumente ligjore. Tani, kjo u dashka çuar në Venecia! Ka ca gjëra e shkruara e zeza në të bardhë xhanëm, që thotë 3 Presidenti, 3 Parlamenti dhe unë sot lexova Venecian dhe pikëpyetja më e madhe ishte për ato 3 të Parlamentit, se thoshte që duhet të ketë shumicë të cilësuar, jo të thjeshtë.

Ne jemi para një situate që bën “muu”, ku një Parlament i kapur i gjithi nga mazhoranca kërkon të vendosë 3 të vetët, edhe 3 të Presidentit, dhe pas kësaj është e qartë fare se kemi një President nën kërcënim për t’u hequr nga Presidenca. Venecia e ka thënë se një nga rreziqet e mëdha është kapja e drejtësisë nga këta që kontrollojnë procesin”, - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Librazhd- Qafë Thanë. Policia thotë se në fshatin Qukës, s...

17:20

Moti, nesër priten reshje intensive shiu

Vranësira dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë vendin tonë edhe nesër (22 nëntor 2019). Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjelli...

17:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI