Flash

Flet Albin Kurti: Me Ramën kam pasur gjithnjë debate të forta

Lapsi.al 21 November 2019
Flet Albin Kurti: Me Ramën kam pasur gjithnjë debate të forta

Gjatë diskutimit në emisionin “Open”, kreu i “Lëvizjes Vetëvendosje” Albin Kurti deklaroi se ka pasur gjithnjë debate të forta me kryeministrin, Edi Rama.

“Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do mes dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, - u shpreh Kurti duke shtuar: “Ta ndihmojmë BE-në duke synuar një federatë tonën”.

Kurti ka folur edhe për Qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë që sipas tij nuk është as pozitë, as opozitë, sepse sipas tij ajo është regjistruar si OJF.

“Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë” – tha Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Librazhd- Qafë Thanë. Policia thotë se në fshatin Qukës, s...

17:20

Moti, nesër priten reshje intensive shiu

Vranësira dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë vendin tonë edhe nesër (22 nëntor 2019). Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjelli...

17:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI