Flash

Qeveria e re e Kosovës, nesër takimi Kurti-Mustafa

Lapsi.al 21 November 2019
Qeveria e re e Kosovës, nesër takimi Kurti-Mustafa

Ndarja e posteve ministrore dhe çështja e emërimit të presidentit të ardhshëm të Kosovës janë temat kryesore për të cilën do të diskutojnë të premten kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti me kreun e LDK-së Isa Mustafa në takimin e tyre për një bashkëqeverisje të ardhshme.

“Ne do të diskutojmë me kryetarin e LDK-së për këto çështje, por fokusi ynë janë karriget e zbrazëta. E ato janë të kryeministrit, ministrive, kryeparlamentarit, zëvendësministrave dhe unë besoj që kjo është detyra më urgjente që kemi. Meqenëse se shpesh gjërat nuk përfundojnë më një takim, është mirë që sa më parë t’i diskutojmë këto punë. Sepse në çastin kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve atëherë presidenti i vendit ka 30 ditë për të thirrur seancën.”

I pyetur për deklaratat e zyrtarëve te LDK se ndarja e ministrive nuk mund të jetë e barabartë, Kurti tha se kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor dhe ka vetëm një parti fituese.

Kandidati për Kryeministër që ka fituar zgjedhjet me këtë njoftim për takimin me Isa Mustafën ka hedhur poshtë mundësine e një koalicioni të mundshem me Listën Serbe.

Të këshilluara

28 nëntori ditë pushimi edhe në Kosovë

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Flamurit dhe mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, ka marrë vendim që 28 Nëntori, të ...

18:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI