Flash

Dokumenti/ Bleu cigare në Tiranë me paratë e shtetit, “kryqëzohet” këshilltari i Fatmir Limajt

Lapsi.al 21 November 2019
Dokumenti/ Bleu cigare në Tiranë me paratë e shtetit,

Faturat e kripura të qeveritarëve shqiptarë shkaktuan skandal pak kohë më parë. Qindra mijëra euro të shpenzuara nga ministrat në hotele luksoze dhe fluturime të shtrenjta. Qeveritarët shqiptarë gjetën justifikime nga më bajatet duke shkuar deri aty sa të thuhej se “kishte fjetur i gjithë delegacioni në një dhomë hoteli.

E njëta gjë ka ndodhur shpesh edhe në Kosovë, por aty konsiderohen skandal edhe shpenzime më të vogla. Rasti më i fundit është ai i ish-shefit të kabinetit të zv.kryeministrit Fatmir Limaj. Gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, kabineti i Limajt kishte shpenzuar gjithsej 774 euro. Në faturat e publikuara nga portali kallo.com shihet se zyrtarët kishin blerë edhe cigare për të cilat kërkonin rimburësim. Në faturën e publikuar figuron blerja e një pako Marlboro me vlerë prej 350 lekë.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së ZVKM në Shqipëri me 26.10.2017-28.10.2017 kemi patur disa takime me delegacione nga Shqipëria për mbledhjet e dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Përmes këtij njoftimi kërkoj që të më kompensohet shuma e shpenzuar gjatë kësaj vizite ku në mungesë të kartelës më është dashur të mbuloj të gjitha shpenzimet”, - thuhet në letrën e Luan Malokut, pjesë e stafit të zyrës së Fatmir Limajt, që e kishte dërguar te zyrtari i lartë financiar përmes Endrit Shalës që në atë kohë mbante postin e shefit të kabinetit të Fatmir Limajt. ©LAPSI.al

Kërkesa-për-kompensim

Fatura-për-blerjen-e-pakos-së-cigarave

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Librazhd- Qafë Thanë. Policia thotë se në fshatin Qukës, s...

17:20

Moti, nesër priten reshje intensive shiu

Vranësira dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë vendin tonë edhe nesër (22 nëntor 2019). Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjelli...

17:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI