Flash

PAMJE TE RENDA/ 3 të rinj tërheqin zvarrë dhe dhunojnë barbarisht kamerierin (VIDEO)

Lapsi.al 21 November 2019
PAMJE TE RENDA/ 3 të rinj tërheqin zvarrë dhe dhunojnë

Një i ri nga Berati është dhunuar brutalisht nga tre persona të tjerë dhe pasi shembet në asfalt, askush nuk i jep ndihmë. Pamjet janë publikuar sot nga “Jeta osh Qef”, ku shihet se si disa të rinj dhunojnë barbarisht një bashkëmoshatarin e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit dhe siç shihet në video, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.

Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa e lë pa ndjenja. Asnjë prej kalimtarëve në rrugë nuk ka ndërhyrë për t’i ndarë. Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Pas publikimit të këtyre pamjeve ka reaguar policia që thotë se ka arrestuar 3 të rinjtë që dhunuan 30-vjeçarin me iniciale N.Ç., banues në fshatin Duhanas. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.G, 17 vjeç, J.B, 23 vjeç dhe K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

https://youtu.be/0AArky1mnYE

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Librazhd- Qafë Thanë. Policia thotë se në fshatin Qukës, s...

17:20

Moti, nesër priten reshje intensive shiu

Vranësira dhe reshjet e shiut do vazhdojnë ta shoqërojnë vendin tonë edhe nesër (22 nëntor 2019). Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjelli...

17:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI