Flash

"Operacion i paprecedentë"/ Mediat italiane japin detajet e nxjerrjes së Alvinit nga kampi i rrezikshëm sirian (VIDEO)

Lapsi.al 7 November 2019
"Operacion i paprecedentë"/ Mediat italiane japin detajet e

Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë mbulimi operacionit të nxjerres dhe të shpëtimit nga kampi sirian të 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha. "Një operacion i paprecedentë sepse një fëmijë nuk ishte liruar kurrë nga një kamp i refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës.Vogëlushi Alvin Berisha, 11 vjeç, më në fund mund të kthehet në Itali dhe të largohet nga kampi i refugjatëve Al Hol në Siri, ku u detyrua të jetonte prej muajsh."- shkruan e përditshmja "La Repubblica".

"Gëzim dhe pritje për të voglin Alvin Berishën, 11-vjeçari shqiptar – lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën Lecco që u rrëmbye në Itali 5 vjet më parë nga nëna e tij e cila iu bashkua ISIS dhe mbeti jetim pasi e ëma vdiq në kampin e refugjatëve, që është ndër kampet me më shumë njerëz dhe me më shumë rrezik në Siri."- vijon "La Reppublica".

Operacioni i shpëtimit u realizua në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare. Alvin është duke dalë nga kufiri midis Sirisë dhe Libanit dhe pritet që në orët e ardhshme të marrë avionin që do ta çojë sjellë atë në Roma nga Beiruti dhe Libani. Me të ndodhet edhe një ekip i emisionit investigativ italian "Le Iene" dhe babai, Afrimi i cili pret për të përqafuar të birin.

Babai i të miturit e ka kërkuar të birin që prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, asokohe vetëm 6 vjeç, në kampin Al Hol në Siri, (kufi me Turqinë).

Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente Alvinin nga babai kishte vënë shami dhe kishte shfaqur sjellje radikale, rezultoi të kishte vdekur në një kamp së bashku me një burrë të huaj me të cilin ishte martuar.

Në këto kushte, 11-vjeçari mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ italian “le Iene” arriti të mundësojë një takim tyrin. Mirëpo, i ati nuk mund ta nxirrte Alvinin nga kampi Al-Hol, pasi siç u raportua, për këtë qëllim nevojitej ndërhyrja e autoriteteve shqiptare.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, edhe pse nga ana tjetër mungon transperenca e hapave që ndjekin autoritetet shqiptare për riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë. ©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI