Flash

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ Komisioni i Ligjeve miraton raportin për tre kandidaturat

Lapsi.al 5 November 2019
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ Komisioni i Ligjeve miraton raportin

Komisioni Ligjeve ka miratuar sot raportin mbi kandidaturat për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Tri emrat e kandidatëve të konfirmuar: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, i cili pritet të zgjedhë dy anëtarë të Kushtetueses brenda afatit 30 ditor.

Ndërkohë, presidentit të Republikës, Ilir Meta, i përfundon afati për të zgjedhur emrin e dytë në datë 8 nëntor (të premten). Sakaq, të tre kandidaturat në garën për Gjykatën Kushtetuese janë të propozuara edhe nga kreu i shtetit.

Kushtetuesja mbeti me vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pasi anëtarët e tjerë u shkarkuan nga procesi i vetting-ut, por shumë shpejt pritet që të jetë funksionale, pasi Besnik Muçi u dekretua pak ditë më parë nga Presidenti (ende s’e ka kaluar vettingun) ndërkohë që brenda 30 ditëve do të kemi edhe dy anëtarë të tjerë të votuar nga parlamenti.

Në fund të seancës së Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja tha se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që do të duhet të rifillojë së shpejti duke pasur në konsideratë numrin e çështjeve që presin të gjykohen kanë një rëndësi të madhe "për opinionin publik dhe debatin politik", duke nënkuptuar çështjen për shkarkimin e Presidentit. Po ashtu, Kushtetuesja pritet që të verifikojë edhe legjitimitetin e 30 qershorit, një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu në këmbim të çeljes së kushtëzuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI