Flash

Basha shpjegon nisjen e turit në rrethe: Të nxjerrim vendin nga kriza

Lapsi.al 4 November 2019
Basha shpjegon nisjen e turit në rrethe: Të nxjerrim vendin nga kriza

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur nga Elbasani turin e bashkëbisedimit me të rinjtë të quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Lideri i opozitës tha se qeveria dështoi me rininë, duke bërë që sot mijëra të rinj të mos shohin të ardhme në vendin e tyre, por të zgjedhin rrugën e emigracionit. Interesit të mediave, nëse ky tur është parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme, Basha tha se ajo që PD-ja po përgatit me të gjithë qytetarët, është nxjerrja e vendit nga kriza.

“Takimi do të thotë atë që do të thotë. Është fillimi i një turi bashkëbisedimi me shqiptarët. Një rrugëtim për Shqipërinë që nis duke i dëgjuar ata, si hallet dhe problemet, shqetësimet që kanë dhe shpresat për të nesërmen, në mënyrë që sëbashku të hartojmë zgjidhje dhe ta nxjerrim vendin nga kjo krizë.

Ajo që po përgatisim ne së bashku me të gjithë shqiptarët është nxjerrja e vendit nga kriza. Kjo kërkon një bashkëbisedim të hapur me njerëzit, ku të kemi një vesh për të dëgjuar sugjerimet dhe pyetjet, ashtu edhe kritikat edhe propozimet. Kjo është ajo që po bëjmë sot. Kjo është ajo që po bëjmë me rininë e Elbasanit, do ta vazhdojmë nesër me rininë e qyteteve të tjera, të Korçës, të Shkodrës”- deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI