Flash

Lubonja: Shqipërisë i duhet një proces si ai i Falkones në Italinë e 30 viteve më parë

Lapsi.al 4 November 2019
Lubonja: Shqipërisë i duhet një proces si ai i Falkones në

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ngjarjen më të bujshme të fundjavës së shkuar, atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Sipas analistit atje ku mbaron krimi e fillon shteti nuk ka një kufi të dallueshëm duke e cilësuar një shkrirje dramatike. Lubonja flet për nevojën e një “maksi-procesi” si ai i Italisë në 86-87-ën, si dhe një operacion i nevojshëm për të zbërthyer lidhjet e politikës me krimin. Sipas Lubonjës, atentati është çështje shumë e madhe politike përtej asaj se kush qëlloi.

“Këtu kemi një prokuror i cili gjendet në një makinë çuditërisht me një mafioz, tentohet të vritet nga mafiozë të tjerë ai apo prokurori nuk merret vesh. Pastaj flitet për prona në Gjirin e Lalzit që janë shkaku. Kemi një prokurori të Durrësit që është djegur dhe ajo prokurorja e Durrësit ka ardhur dhe në Tiranë, dmth është bërë dhe më e madhe.

Ndjesia që kur mbaron krimi e fillon shteti apo anasjelltas nuk dallohet kufiri. Është një shkrirje dramatike, që shkurt i thonë që krimi ka kapur shtetin sepse ka kapur ekonominë sepse janë të paaftë për të bërë ekonomi. Është çështje shumë e madhe politike përtej asaj kush e vrau, si e vrau. Denoncon strukturën për të cilën është folur aq shumë.

Bashkëpunimi i krimit me partitë politike për të kapur votën, votën e kap për të kapur shtetin, shtetin e kap për të vjedhur shqiptarët, shqiptarët i vjedh për t’u pasuruar dhe për të mbajtur pushtetin dhe në bashkëpunim me krimin. E gjithë kjo histori ka një tregues të qartë tek ky atentat i fundit”, - deklaroi Lubonja në News 24.

Sa u përket deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe për prokurorin Ndoja dhe efektin që mund të kenë pasur në këtë ngjarje, Lubonja deklaroi se duhet hetuar nga prokuroria për të zbuluar lidhjet.

“Ka një pjesë që thonë që duke u sulmuar direkt nga kryeministri dhe nga zëvendëskryeministri, prokurori u bë target i pambrojtshëm. Në një farë mënyrë ata sikur u hapën dritën jeshile atentatorëve duke i hequr këtij imunitetin e figurës shtetërore për ta vrarë për interesa pronash, pasurish, etj.

Kjo është për të hetuar nga prokuroria për të kuptuar se çfarë lidhje kanë ata që qëlluan me pushtetin. Çfarë lidhje kanë ato pronat që flitet me lejet që ka dhënë qeveria. Është një histori që duhet hetuar por që nuk hetohet.

Duhet parë se çfarë lidhje kanë ata që e kanë qëlluar me PS në Durrës të Vangjushit për shembull. Të gjitha këto janë për t’u hetuar, ndryshe jetojmë në një kaos. Por që këtu nuk është çudi që vriten prokurorë, banditë e biznesmenë është një gjë që nuk bën çudi”, - tha Lubonja.

Analisti u shpreh pesimist nëse do arrijnë hetimet t’i shkojnë deri në fund kësaj ngjarjeje.

“Nuk besoj. Sigurisht mund të kapin autorët, por jo që të zbërthehet e gjithë ajo strukturë që të zbërthehet lidhja e politikës me krimin. Këtu duhet një maksi-proces si ai që bëri Falcone e Borselino me mafien në Sicili dhe u arrestuan 400 e ca veta. Këtu është bërë situata për një maksi-proces.

Kush do e bëjë? Se ca thonë do vijnë ta bëjnë amerikanët. Nuk e besoj. Ndaj jap një përgjigje pesimiste për atë që thatë. Këta kanë shtetin. Prokurorët janë bërë bashkëpunëtorë të tyre. Nuk besoj absolutisht që këta që kanë mbetur nga vettingu janë të pastër”, - theksoi Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI