Flash

Ambasada Amerikane bën paralajmërimin e fortë: Do ta luftojmë çdo javë korrupsionin (VIDEO)

Lapsi.al 5 November 2019
Ambasada Amerikane bën paralajmërimin e fortë: Do ta

Në vazhdën e postimeve të njëpasnjëshme në lidhje me Reformën në Drejtësi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka njoftuar së fundmi se çdo javë do të nënvizojë një nisma për të luftuar korrupsionin në vendin tonë. Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në "Facebook", ambasada thekson se nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, po punohet për të gjurmuar dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë kriminelët. 

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre."- shkruhet në postimin e ambasadës.

Pak ditë më parë, u ngrit Struktura e Posaçme e Antikorrupsion (SPAK) me 8 prokurorë që pritet të hetojnë "peshqit e mëdhenj". Hetuesit janë: Altin Dumani,  Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Sipas Kushtetutës, ngritja e kësaj strukture të drejtësisë kërkon jo më pak se dhjetë prokurorë për të nisur punën me dosjet e para.

Mirëpo, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ka kërkuar kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, që SPAK-u të ngrihet brenda këtij viti me 8 prokurorët, të cilët kanë kaluar të dyja shkallët e vetting-ut, ndërsa dy të tjerët për të plotësuar dhjetëshen, të jenë prokurorë të përkohshëm ose të komanduar.

Mes anëtarëve të KLP-sëjanë shprehur mospajtime përsa i përket ngritjes së SPAK-ut me formulën 8, plus dy të komanduar apo të emëruar.

Disa prej tyre e konsideruan këtë formulë si shkelje të Kushtetutës, ndërsa pjesa tjetër argumenton se kuadri ligjor e mundëson si rrugëzgjidhje. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI