Flash

Një person i dyshuar po mbahet në polici për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Lapsi.al 4 November 2019
Një person i dyshuar po mbahet në polici për atentatin ndaj

Policia po mban një person të dyshuar si të përfshirë në atentatin e pasdites të së premtes, ku një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Lapsi.al e raportoi këtë që gjatë pasdites së të hënës, por burimet thanë se edhe në këto momente vijon pyetja e tij në drejtorinë e policisë së Tiranës. Sipas të njëjtave burime presoni është ndaluar bazuar në disa prova të gjetura gjatë ekspertimit të automjetit të autorëve, që u gjet i braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm.

Mësohet se personi i ndaluar është me origjinë nga zona e Fushë Krujës. Është ende i paqartë roli i tyre në ngjarjen kriminale të 3 ditëve më parë, por besohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në ngjarje. Deri tani janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi të besueshme që i përjashtonte nga implikimi në ngjarje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI