Flash

Atentati mafioz/ Aksione blic në Fushë-Krujë, Durrës dhe Tiranë, gjenden armë dhe municione

Lapsi.al 5 November 2019
Atentati mafioz/ Aksione blic në Fushë-Krujë, Durrës dhe

Kontrolle "blic" janë zhvilluar në Fushë-Krujë, Durrës dhe Tiranë gjatë mbrëmjes së djeshme, në kërkim të autorëve të atentatit të pasdites të së premtes, ku mbetën të plagosur 3 persona, prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku, shoferi dhe Landi Muharremi, i njohur si "i forti i Sukthit". Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e personave të dyshuar si autorë, janë gjetur armë dhe municione.

Lidhur me ngjarjen, deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Policia do t’i kthehet marrjes së dëshmive të të plagosurve për të msiguruar detaje shtesë që do mund të ndihmonin në zbardhjen e mëtjeshme të ngjarjes. Madje, grupi i hetimit po diskuton mundësinë që pas ekspertizave dhe kqyrjeve të rëndësishme mes tyre edhe ndaj një automjeti të braktisur të gjendur pas atetnatit, ta pyesë prokurorin Ndoja mbi dosjet që ka nën hetim. E njëjta dëshmi do t’i merret edhe Muharremit (Aleksandër Lahos), i njohur me pseudonimin “Rrumi” e që gjithashtu është i njohur edhe për konfliktet e tokave në gjirin e Lalëzit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI