Flash

Të çmendur për Mbappé: Psg i trefishon pagesën, Real ka gati 300 milionë euro

Lapsi.al 5 November 2019
Të çmendur për Mbappé: Psg i trefishon pagesën,

Do të jetë beteja e rekordit. Mbetet apo largohet, pak rëndësi ka. Në cdo rast, Psg e Real Madrid janë gati të bëjnë cmenduri për Kylian Mbappé, të përzgjedhurin. Gjithcka në fakt varet nga francezi që duhet të zgjedhë nëse do të vazhdojë në Paris, ku janë gati ti trefishojnë kontratën, apo ti dorëzohet sirenave të Real, të cilit i tha jo dy vjet më parë.

Klubi i emirit të Katar ka bërë gati një kontratë të re për të bindur Mbappé. Sipas të përditshmes Le Parisien në fakt mungon vetëm firma mbi një propozim rinovimi që do ti trefishonte pagesën, duke e cuar në 30 milionë, pa përfshirë bonuset. Aq sa Neymar. Një sinjal i fortë nga Psg që kërkon ta bëjë francezin simbolin planetar të strategjisë së tij si sportive ashtu dhe komerciale. Mbappé mes të tjerave ka filluar të shesë më shumë fanella se braziliani që vuan edhe tentativën e arratisjes në verë tek Barcellona, që nuk u pa me sy të mirë nga tifozët. Për momentin, Mbappé merr kohë e ka shtyrë cdo vendim për të ardhmen.

Një lëvizje, në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të Real Madrid, që nuk ka hequr dorë nga idea për ta marrë në La Liga. Sipas Le Parisien, spanjollët janë gati të investojnë mes 300 e 400 milionë. Një ofertë e parezitueshme që do të thyente edhe rekordin e vendosur dy vjet më parë nga emiri për të marrë, për 222 milionë, Neymar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI