Flash

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet si i dyshuar nipi i deputetit socialist

Lapsi.al 5 November 2019
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet si i dyshuar nipi i deputetit

Është arrestuar një prej autorëve të dyshuar të atentatit të së premtes pasdite ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Bëhet fjalë për shtetasin Redian Rraja, 34 vjeç, i cili mësohet se është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

34-vjeçari ka mohuar të ketë i përfshirë në atentat.

Nga informacionet paraprake komunikohet se Rrajës i janë gjetur gjurmët e ADN-në në maskën brenda automejtit tip "Benz" që u përdor nga autorët e atentatit. Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët, por i liruar nga Gjykata.

Ndërkohë, hetimet ende vijojnë. Nga kontrolli "blic" në më shumë se 20 banesa në Fush-Krujë, Durrës dhe Tiranë janë armë dhe municione, por që nga indiciet e deritanishme nuk lidhen me atentatin.

Është rindërtuar profili gjenetik i personave që dyshohet se kanë kryer atentatin. Gjurmët e ADN-së në arkivin e Policisë, kanë çuar në shoqërimin e 34-vjeçarit. Dyshohet se të përfshirë në atentat janë tre persona.

Lidhur me ngjarjen, deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Atentati ndodhi teksa prokurori Ndoja po udhëtonte me Andi Malokun, shoferin dhe Aleksandër Lahon (Landi Muharremin), që njihet si "i tmerrshmi i Sukthit", në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa “AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të tre personat mbetën të plagosur. Gjendja shëndetësore e prokurorit nuk paraqiti asnjë rrezik për jetën, ndërsa dy të tjerët gjenden në kushte kritike. ©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI