Flash

Arrestimi i Redjan Rrajës, vjen reagimi i kryeministrit Rama

Lapsi.al 5 November 2019
Arrestimi i Redjan Rrajës, vjen reagimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Redjan Rrajës, kushëririt të deputeti socialist, Rrahman Rraja, në cilësinë e një prej autorëve të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në "Facebook", Rama shkruan se e përshendet zbardhjen e ngjarjes kriminale, duke theksuar implikimin e Ndojës, të akuzuar më parë prej tij dhe zv.kryeministrit Erion Braçe, për lidhje me krimin e organizuar.

Duke iu referuar ngjarjes, shefi i qeverisë përforcon deklaratën e tij të mëhershme ku kërkoi shpalljen në kërkim me ligj nga Parlamenti të një grupi prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas tij janë pjesë e një grupi “Kap ça të kapësh (KÇK)”. "Do t’i nxjerrim 'ujë të zi' foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan 'të kapin ç’të kapin', deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu,"- shkruan ndër të tjera Rama.

Ndërkohë, në reagimin e tij, Rama nuk e ka komentuar faktin që i dyshuari kryesor i atentati është i afërm i deputetit socialist, Rrahman Rraja, i përmeduar edhe më parë në lidhje me çështjen "Xhisiela", ku ishte i implikuar i biri, Rexhep Rraja, si edhe kushëriri i tij që u ndalua sot.

Postimi i Ramës:

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit?Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së? Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI