Flash

Kriza e prodhimit të energjisë/ OSHEE 30 milionë euro humbje deri në tetor

Lapsi.al 25 October 2019
Kriza e prodhimit të energjisë/ OSHEE 30 milionë euro humbje deri

Humbjet financiare të Operatorti të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike llogariten në rreth 30 milionë euro deri në muajin tetor.

Ndërsa, llogaritjet për humbjet gjatë gjithë vitin mund ë arrijnë deri në 40 milionë euro. Goditja për financat e OSHEE ka ardhur si pasojë e krizës së prodhimit të energjisë dhe përballimit të furnizimit të konsumatorëve me energji nga importi, me çmime shumë herë më të larta se prodhimi vendas.

Ky vit ishte mjaft kritik për OSHEE-në, pasi që në pranverë niveli i ujit në hidrocentralet e Drinit ishte në kuota të ulëta dhe prodhimi ishte minimal,  ndërkohë qe vetë kompania kishte shpenzuar mbi 115 milionë për sigurimin e energjisë nga importi,  duke e tejkaluar kështu që në maj buxhetin e parashikuar për këtë vit. Ndërhyrja e parë për t’i ardhur në ndihmë OSHEE-së, u bë nga enti rregullator i energjisë që rriti afatin e shlyerjes së kontratave të importit nga operatori i shpërndarjes,  nga 90 në 180 ditë.

Kjo krizë e prodhimit të energjisë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare duke ngadalësuar rritjen, ndërkohë që është kërkuar rivlerësim i pozicionit financiar dhe rishikim i investimeve. Nëse në dy muajt e fundit të vitit do të shënohen reshje shiu të mjaftueshme, OSHEE-ja do ta kapërcente disi këtë krizë. Në të kundërt, ndërhyrja me mbështetje nga buxheti i shtetit do ishte pothuajse e pashmangshme. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Vjen në Tiranë ambasadorja e re e Greqisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippiddou, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenc...

14:52

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI