Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Kriza politike/ Këshilli i Evropës nis dy raportues për të ndërmjetësuar zgjidhjen mes palëve

Lapsi.al 25 October 2019
Kriza politike/ Këshilli i Evropës nis dy raportues për të

Vendimi i Këshillit Evropian për moshapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ka rikthyer në qendër të vëmendjes krizën e thellë politike që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Sipas një informacioni të disponuar nga "Top Channel", pritet që në datat 28-30 tetor në Tiranë të mbërrijnë dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjermani Andrej Hunko dhe irlandezi Joseph O’Reilly.

Në përputhje me agjendën e dy parlamentarëve, mësohet se diskutimet me eksponentë të politikës vendase do të fokusohen në krizën politike, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës së tyre, Hunko dhe O'Reilly do të zhvillojnë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçin, kryetarët e partive të opozitës parlamentare dhe joparlamentare, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Më 18 tetor, kreu i Këshillit, Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk u arrit dakordësia për dhënien e dritës jeshile për avancimin e rrugëtimit evropian të dy vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor. Një qendrim fuqimisht kundërshtues ndaj nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me vendin tonë, e shfaqën tri vende anëtare të BE-së: Franca, Holanda dhe Danimarka, që vinin theksin tek pamjaftueshmëria e ecurisë për avancimin e rrugëtimit evropian. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI