Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Albin Kurti dhe Edi Rama takohen sot për herë të parë pas zgjedhjeve në Kosovë

Lapsi.al 25 October 2019
Albin Kurti dhe Edi Rama takohen sot për herë të parë pas

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojnë ditën e sotme takimin e parë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Takimi është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Jehona Bajrami Gashi, në emisionin "Opinion".

“Nuk ishim marrë vesh paraprakisht për një takim, por do të takohemi nesër. E pres me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit të Albin Kurtit,”- bërë me dije shefi i qeverisë.

Pak ditë më parë, gjatë një konference për shtyp, kryeministri Rama u shpreh se pret me kënaqësi të takohet me  Kurtin, duke shtuar për nevojen për një shtysë në marrëdhënien mes dy qeverive.

Megjithatë, përkundër entuziamit të shprehur nga Rama, mes dhjetra letrave të marra prej Kurtit për fitoren e Vetëvendosjes, binte në sy mungesa e urimit të politikanit bashkëkombas, gjë që ka shtuar dyshimet për një marrëdhënie “të ftohtë” ndërmjet tyre. Mirëpo, vlen për t'u thekasur se në prononcimet e tyre, asnjëri nga dy politikanët nuk e ka pranuar pasjen e mosmarrëveshjeve. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama: Do padis në gjykatë Ramush Haradinajn

“Do ta padis Haradinajn”. Kryeministri Edi Rama zbuloi këtë të enjte në emisionin “Opinion” se do të padisë kryeministrin në ikje të Kosovës për deklaratën e bë...

23:41

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI