“Më mori kancelaria sot në telefon”. Kështu e nisi kryeministri Edi Rama rrëfimin për bisedën që kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në bisedë, Rama tha se kanë folur për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.
“Më telefoniu ajo dhe më foli për si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë bashkërisht që kjo që ndodhi të riparohet duke bërë gjënë e duhur. Sipas kancelares duhen hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kancelarja e Gjermanisë merr ne telefon sepse është një person që është shumë i përfshirë në këtë proces. Si e shpjegon këtë që Gjermani e angazhuar, e rakorduar me ne për të ndërtuar një proces komunikimi me vendet që janë skeptike” – tha Rama në “Opinion”. ©LAPSI.al