Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Erdhi në Gjirokastër për “Millosheviçin”, aktori francez Gérard Depardieu vlerësohet me “Çelësin e qytetit” (FOTO)

Lapsi.al 24 October 2019
Erdhi në Gjirokastër për “Millosheviçin”,

Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu është nderuar me “Çelësin e qytetit” nga kryabashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi. Depardieu ndodhet prej dy ditësh në Gjirokastër në kuadër të xhirimeve për filmin “Milosheviçi dhe unë”, i regjisorit nga Prishtina Arben Kastrati.

“Një qytet i përbotshëm si Gjirokastra ka edhe qytetarët e vet që i njeh bota mbarë. Një prej tyre është aktori francez Gérard Depardieu, të cilit me kënaqësi dhe vlerësim të lartë i dhurova sot në mënyrë simbolike “Çelësin e qytetit”. Prania e tij në qytet për herë të parë ka një rëndësi të madhe për Gjirokastrën. Njerëz si Gérard Depardieu janë mesazherë dhe promovues të rëndësishëm të qytetit në nivel ndërkombëtar. Vlerë e shtuar është natyrisht edhe vetë filmi, disa skena të të cilit po xhirohen në Gjirokastër. Besoj se Depardieu do të rikthehet sërish, njësoj si shumë të tjetër që kanë ardhur për herë të parë në këtë qytet dhe janë magjepsur prej tij, aq sa kanë rezervuar një vizitë të dytë, një të tretë... e kështu me radhë. Merci beaucoup monsieur Depardieu”, shkruan në Facebook kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Disa prej skenave të filmit “Millosheviçi dhe unë” janë xhiruar mbrëmjen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, ku kishte mes të tjerash edhe flamuj të Serbisë. Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë. Filmi ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj. Gérard Depardieu ngjalli debat të madh në vitin 2013 kur la nënshtetësinë franceze për shkak të taksave të larta të vendosura për të pasurit nga presidenti i asaj kohe Francois Hollande. Ndërkohë Depardieu pranoi nga Vladimir Putin nënshtetësinë ruse.

Të këshilluara

Kryespiuni rus i zhgënjyer në Beograd

Sergej Narishkin, shef i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Rusisë ka thënë i zhgënjyer në Beograd se, "Qeveria Rusia në mënyrë të ligjshme po e lut Beogr...

15:45

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI