Flash

Negociatat/ PE miraton rezolutën për Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga PD

Lapsi.al 24 October 2019
Negociatat/ PE miraton rezolutën për Shqipërinë, vjen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas miratimit të rezolutës me shumicë nga Parlamenti Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe maqedoninë e Veriut. Duke shprehur mirënjohjen për PE-në, Bardhi shprehet se vendimi është një tjetër “mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj.”

“Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian!

Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj. Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa”, ka shkruar Bardhi.

Të këshilluara

Kryespiuni rus i zhgënjyer në Beograd

Sergej Narishkin, shef i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Rusisë ka thënë i zhgënjyer në Beograd se, "Qeveria Rusia në mënyrë të ligjshme po e lut Beogr...

15:45

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI