Një automjet ka marrë flakë në ecje në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti është djegur pothuajse plotësisht, por nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël, 10 km larg Elbasanit.
Incidenti ka shkaktuar panik tek drejtuesit e automjeteve. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, ata kanë ndalur makinat duke bllokua rpër pak minuta qarkullimin.