Flash

Nuk kishte kaluar vetting-un, dorëhiqet kryetarja e Gjykatës së Durrësit

Lapsi.al 24 October 2019
Nuk kishte kaluar vetting-un, dorëhiqet kryetarja e Gjykatës së

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ushtronte që prej korrikut të vitit 2013. Dorëheqja është komunikuar mëngjesin e sotëm nga vetë Qeleshi, e cila theksoi se ka zgjedhur të vijojë karrierën në sektorin privat.

Kërkesa e gjyqtares për t’u larguar nga detyra është pranuar nga Kolegji i Lartë Gjyqësor.

Qeleshi nuk i ishte nënshtruar ende procesit të vetting-ut. Çështja e fundit kur Qeleshi u diskutua në publik ishte rasti i dhënies së mandatit kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos.

Një vit më parë KLD ka rrëzoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të shkartuar nga detyra Qeleshin, për shkak të një vendimi të dhënë lidhur me pronësinë e 45 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit, e cila u bë shkak për dhunimin dhe largimin nga Shqipëria të biznesmenit libanez, Fadi Mitri.

Ky i fundit, me anë të kompanisë “Omnix” kishte planifikuar të ndërtonte një kompleks gjigant turistik me vlerë 450 milionë dollarë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në fshatin Melgushe të Kryebushatit në Shkodër. Deri më tani, nuk dihen detaje lidhur me ngarjen. Mësohet...

11:32

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI