Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

"Ciao a tutti, belli e brutti!", dorëhiqet drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit

Lapsi.al 24 October 2019
"Ciao a tutti, belli e brutti!", dorëhiqet drejtori i Autoritetit

Drejtori i Portit të Durrësit, Agron Tare është dorëhequr nga detyra. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Tare në një postim tijin në "Facebook", ku shkruan se ka dhënë dorëheqjen për të vijuar rrugëtimin profesional.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falënderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, është shprehur ai. 

Tare e mori postin e drejtorit të Portit të Durrësit më 22 janar të viti 2019, pasi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku shkarkoi Afrim Bakajn. Më herët, Tare ka mbajtur detyrën e konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI