Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Përfundon takimi VV-LDK/ Qeveria e re e Kosovës me 12 ministri

Lapsi.al 23 October 2019
Përfundon takimi VV-LDK/ Qeveria e re e Kosovës me 12 ministri

Pas një orë e gjysmë takim mes grupeve të punës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u tha janë marrë vesh për axhendën e takimeve të ardhshme dhe se nuk kanë diskutuar për afatin final të një marrëveshje apo për emra se kush do të jetë në krye të ministrive.

Lumir Abdixhiku, anëtari i Kryesisë së LDK-së tha se dy liderët e partive politike do të përcaktojnë emrat në bazë të propozimeve të grupeve. Ai u shpreh para gazetarëve se tema e dialogut me Serbinë do të ngrihet në nivel të diskutimit në mes të dy liderëve të partive politike.

Takimin me grupin punës të Vetëvendosjes, Abdixhiku e quajti pozitiv dhe tha se ishte përafrim i qëndrimeve në mes të dy subjekteve politike. Ai tha se kanë diskutuar për formatin e qeverisë që do të ndahet në 12 ministri.

“Ne nuk kemi folur për afatet finale të finalizimit të marrëveshjes. Kemi ndërtuar në agjendë të takimeve të ardhshme. Për çështjet ekonomike do të flasim të hënën, për programin ekonomik, për rendin dhe ligjin do të flasim të enjten dhe çështjen e dialogut do ta ngemë në nivelin e liderëve të dy partive politike. Natyrisht ka dallime në disa tema, por për pjesën me të madhe kemi përafrime dhe jemi duke parë drejt pikave të përbashkëta që partitë politike kanë”, - tha ai.

Abdixhiku theksoi se vazhdojnë të presin certifikimin e rezultateve finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vazhduar me finalizimin e marrëveshjes. Abdixhiku u përgjigj edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Listën Serbe.

“Nuk e kemi diskutuar ende, por Kushtetutën e Republikës e respektojmë pa dyshim, por nuk pranojmë kushtëzime prej askujt”, - shprehet Abdixhiku.

Të këshilluara

Itali, arrestohet "Lady Heroina" shqiptare

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar në Romë shtetasen shqiptare me inicilaet H.A 36 vjeç me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Pas një kontroll...

19:17

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI