Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Këmbimi valutor/ Tetori muaji "i vdekur", euro sërish në rënie

Lapsi.al 23 October 2019
Këmbimi valutor/ Tetori muaji "i vdekur", euro sërish

Monedha e përbashkët po humbet pikë prej fillimit të kësaj jave në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 123.12 lekë, apo rreth 0.17 pikë më pak se një ditë më parë. Prej fillimit të javës euro ka humbur përkundjet lekut vendas më shumë 0.75 pikë, ndërsa prej fillimit të tetorit ishte forcuar përkundrejt lekut me 1.73 pikë.

Euro u forcua në tregun vendas, pasi pati një kërkesë në rritje për valutë nga kompanitë të cilat do të transferojnë fitimet te kompanitë mëma, pas shpërndarjes së disidentit. Këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, një lehtësi fiskale për bizneset, sipas së cilës, bizneset do të tatoheshin me 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë (nga 15% që ishte më parë), përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Sipas aktorëve kryesor të tregut gjatë ditës së sotme tregu ka qenë shumë i qetë dhe pothuajse nuk ka pasur tregtim fare, prandaj e konsiderojnë stabël nga dje. Sipas tyre një tjetër ndikim në fillim të javës ishte edhe afati i fundit për pagesën e detyrimeve.

Ekspertët e tregut valutor thonë se në përgjithësi muaji tetor dhe nëntor njihen si muaj të vdekur, pasi nuk ka volume tregtare./ Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI