Flash

KED nis me vlerësimet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 23 October 2019
KED nis me vlerësimet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka nisur vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant në këtë instancë, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj.

Në garë për këtë vend vakant janë 6 kandidatët: Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo.

Pak ditë më parë, Meta emëroi prokurorin Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe ish-kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u konfirmua në detyrë të mërkurën më 1 gusht 2018, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konkludoi se pasaktësitë në deklarimin e pasurisë prej tij nuk përbëjnë problem.

Deri më tani, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga dy anëtarë: Vitore Tushi dhe Besnik Muçi. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI