Aurel Voda, drejtori i Shëndetit Parësor pranë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), si dhe bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, është shkarkuar nga detyra, pas fjalorit banal të përdorur në rrjetet sociale.
Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në llogarinë e saj zyrtare në "Twitter".

Voda ka shpërthyer me një fjalor banal kundër gazetarëve dhe portaleve online që kanë raportuar edhe më herët gjuhën e tij të papërshtatshme, kur shkruante se “nuk plaste k*ri për negociatat”, duke iu referuar një deklarate të kreut të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi.
Ndërsa, ditën e djeshme, Voda iu është përveshur gazetarëve me një gjuhë rruge krejtësisht të patolerueshme. “Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni”.- shkruante Voda në një status të tijin në "Facebook". ©Lapsi.al