Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

"45 minuta në telefon", Rama zbulon bisedën me Merkel

Lapsi.al 24 October 2019
"45 minuta në telefon", Rama zbulon bisedën me Merkel

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka zhvilluar një komunikim telefonik rreth 45-minutësh me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në "Twitter", Rama shkruan se në këtë bisedë, janë vënë pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave.

POSTIMI I RAMËS:

Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim????Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë?????Danke Angela?

Në fund të shtatorit, në paraprirje të mbledhjes së Këshilit Evropian (17-18 tetor), Bundestagu gjerman vendosi 9 kushte kundrejt dhënies së pëlqimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE. Këto kushte ndaheshin në imediate dhe afatgjata, duke variuar nga realizimi në mënyrë gjithëpërfshirëse i Reformës Zgjedhore e deri tek ndjekja penale e personave të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve.

Në ndryshim nga rasti i Shqipërisë, Gjermania kërkoi hapjen pa kushte të bisedimeve me vendin tjetër kandidat, Maqedoninë e Veriut. Por, vetoja e Francës i la edhe këtë herë në vendnumëro të dyja vendet. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Itali, arrestohet "Lady Heroina" shqiptare

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar në Romë shtetasen shqiptare me inicilaet H.A 36 vjeç me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Pas një kontroll...

19:17

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI