Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Lombardia: I japim nënshtetësinë Alvinit për ta shpëtuar nga kampi sirian

Lapsi.al 23 October 2019
Lombardia: I japim nënshtetësinë Alvinit për ta

Në Itali, po bëhen përpjekje për rikthimin e Alvinit. Këshilli rajonal i Lombardisë i ka kërkuar së fundi në mënyrë të njëzëshme ekzekutivit italiane për ta tërhequr në Itali 11-vjecarin të cilin e ëma e mori me vete në Siri në 2014-tën.

Alvin, familja e të cilit është me origjinë nga Shqipëria, lindi e u rrit në Barzago, në provincën e Lecco-s. Falë “Le Iene”, u mësua që ai ishte gjallë dhe i ati arriti ta përfaqësojë, por nga kampi ku mbahet, nuk e nxjerr dot. Në këshill, temën e ka shtruar për diskutim Paola Romeo e Forza Italia-s.

“Alvini e gjen veten të vetëm në një luftë tjetër, e cila mund të lerë tek ai plagë të thella. Institucionet kanë për detyrë të veprojnë, duke lejuar që fëmija të kthehet në Itali" - u shpreh ajo.

Mocioni i kërkon këshillit rajonal të nxisë qeverinë në mënyrë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryesia e Këshillit të Ministrave të kontaktojnë me qeverinë shqiptare, duke favorizuar një dialog diplomatik mes ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi, më e afërta me Sirinë ku mbahet fëmija.

“Ne gjithashtu kërkojmë nga qeveria të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Alvinin e vogël, familja e të cilit është e integruar në mënyrë të përkryer në strukturën sociale të Lombardisë. Prioriteti i rajonit tonë është ta sjellim Alvin në shtëpi, ku e presin kaq shumë njerëz që I duan të mirën” - ka thënë Romeo. /TCH

Të këshilluara

Itali, arrestohet "Lady Heroina" shqiptare

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar në Romë shtetasen shqiptare me inicilaet H.A 36 vjeç me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Pas një kontroll...

19:17

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI