Flash

E paditi Rama, Gjykata dënon për shpifje ish-deputeten e PD

Lapsi.al 24 October 2019
E paditi Rama, Gjykata dënon për shpifje ish-deputeten e PD

Gjykata ka dënuar për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Mësohet se shuma që Tabaku do të duhet të paguajë është 300 mijë lekë të rinj.

Padia ndaj ish-deputetes lidhej me një deklaratë të publikuar prej saj në llogarinë zyrtare në "Facebook" për lojrat e fatit, që sipas saj ishin katërfishuar gjatë qeverisjes së Ramë, përkundër aksionit "Fundi i marrëzisë".

Nga burimet nga Gjykata mësohet se Tabakut i është vendosur edhe kushti i përgënjeshtrimit të deklaratës që daton më 25.10.2018, brenda nje afati prej 7 ditësh nga dhënia e këtij vendimi.

Pak kohë më parë, ishte krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili fitoi gjyqin për shpifje ndaj një tjetër ish-deputeteje demokrate, Albana Vokshit. Sipas verdiktit të Gjykatës, Vokshi i detyrohej t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh Veliajt. Ky i fundit paditi Vokshin për shpifje, lidhur me një akuzë të ngritur në adresë të tij nga selia e PD-së, ku ka deklaruar se prindërve që kanë fëmijët në cerdhe e kopshte po u mblidheshin të dhënat personale për përdorimin e tyre në fushatë elektorale. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në fshatin Melgushe të Kryebushatit në Shkodër. Deri më tani, nuk dihen detaje lidhur me ngarjen. Mësohet...

11:32

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI