Flash

Reforma Zgjedhore/ Opozita propozon një mekanizëm për bashkëpunim me mazhorancën

Lapsi.al 24 October 2019
Reforma Zgjedhore/ Opozita propozon një mekanizëm për

Opozita e bashkuar joparlamentare ka zhvilluar sot mbledhjen me ekspertë dhe përfaqësues mes tadhëve të saj për Reformën Zgjedhore. Pas përfundimit të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nga selia blu është propozuar një mekanizëm për të pasur bashkëpunim me mazhorancën,.

Bardhi theksoi se për Reformën Zgjedhore duhet të vendosin rregullat partitë që marrin pjesë në zgjedhje dhe jo "kuvendi monist".

“Ashtu siç kemi bërë të ditur, kur Reforma Zgjedhore u bë gjithëpërfshirëse pas edhe rekomandimit të Bundestagut, opozita mori angazhimin për të dhënë kontributin e vetë. Madje kemi dhënë edhe një mekanizëm për të pasur bashkëpunim më palën tjetër. Reforma Zgjedhore është për caktim e rregullave të lojës të partive politike  që marrin në zgjedhje. Në zgjedhje marrin pjesë partitë politike, ato që përcaktojnë rregullat e lojës. Opozita ka qenë tërësisht e angazhuar për të dhënë kontribut të përbashkët, por kuvendi monist vazhdon punën në kuadër të një të tëre. Pra është përcaktuar edhe axhenda.  Ne i kemi propozuar palës tjetër një mekanizëm për të bashkëpunuar me ta. Duhet të ishte maxhoranca që t’i shkrinte dorën opozitës. Ne kërkojmë  një reformë zgjedhore ku janë të pranishme të gjitha partitë politike. Kemi të njëjtin propozim që ne kemi bërë. Është detyrë e qeverisë që të bënte pjesë e këtij procesi opozitën, opozita e bashkuar është në rolin  e vetë.  Edi Rama është njeriu i vetëm që pengon Reformën Zgjedhore."- u shpreh Bardhi.

Një ditë më parë, u zbardh drafti i  Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore. Në këtë draft prej 12 faqesh, mungonte një nga pikat kryesore që kërkon OSBE-ja, depolitizimi i administratës zgjedhore. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në fshatin Melgushe të Kryebushatit në Shkodër. Deri më tani, nuk dihen detaje lidhur me ngarjen. Mësohet...

11:32

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI