Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Flet Grida Duma: Mosmarrëveshjet me Bashën dhe gabimet e opozitës

Lapsi.al 24 October 2019
Flet Grida Duma: Mosmarrëveshjet me Bashën dhe gabimet e opozitës

A ka çarje mes Grida Dumës dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha? Kësaj pyetje i është përgjigjur ish-deputetja demokrate në Syri TV. Por sipas Dumës ka mendim ndryshe, por jo çarje në marrëdhëniet mes tyre.

“Në disa momente dhe është thënë cila është miqësia? Unë nuk shoh që në PD Lulzim Basha ka ndërtuar raporte miqësore. Disa e kanë e disa jo. Këtë natyrë pune ka dhe është perfekte. Të gjitha keqpërdoren sipas dëshirës së lajmit. Kam bërë pjesë në fushatën e zotit Basha, kam bërë takime me intelektualë dhe prezenca ime në PD nuk ka qenë prej Bashës.

Në mes dy individëve nuk mund të ketë çarje, por a ka një mendim ndryshe, po ka një mendim ndryshe mes meje dhe mënyrës si po bëhen gjërat tani. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë, unë do të mbetem luajale në vendimet e PD. Në PD ka pasur gjithmonë debat, ky është momenti me më pak debat”, - deklaroi Duma.

Ajo ka komentuar edhe zhvillimet brenda opozitës, si edhe te gabimet që janë bërë.

“Shpejtësia e veprimeve në politikë është determinante. Po janë bërë disa gabime. Madje disa herë kryetari i opozitës i ka pranuar. Madje janë pranuar edhe gabimet në listat e deputetëve në vitin 2017.

Për djegien e mandateve nuk e di nëse mund ta ponderoj duhej llogaritur opozita false. Disa elementë që mund të ishin paraprirë më mirë me ndërkombëtarët. Diskutimet duhet të jenë më të gjata dhe të hyrjes në sakrificë të gjithë bashkë, jo një orë apo dy orë” - tha Duma. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kryespiuni rus i zhgënjyer në Beograd

Sergej Narishkin, shef i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Rusisë ka thënë i zhgënjyer në Beograd se, "Qeveria Rusia në mënyrë të ligjshme po e lut Beogr...

15:45

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI