Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Nis mbledhja e KLP-së, pritet t'i jepet “ok” ngritjes së SPAK-ut

Lapsi.al 25 October 2019
Nis mbledhja e KLP-së, pritet t'i jepet “ok” ngritjes

Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ku do të diskutohet edhe për ngritjen e Strukturës së Posaçme të AntiKorrupsionit (SPAK).

Aktualisht, janë pikëzuar vetëm 8 kandidatë për t'u bërë pjesë e SPAK-ut, të cilët kanë kaluar procesin e vetting-ut, nga 22 kandidatë që garonin në total. Sipas Kushtetutës, ngritja e kësaj strukture të drejtësisë kërkon jo më pak se dhjetë prokurorë për të nisur punën me dosjet e para.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja,  i ka kërkuar kreut të KLP-së, Gent Ibrahimit, që SPAK-u të ngrihet brenda këtij viti me 8 prokurorët, të cilët kanë kaluar të dyja shkallët e vetting-ut, ndërsa dy të tjerët për të plotësuar dhjetëshen, të jenë prokurorë të përkohshëm ose të komanduar.

Ndërkohë, mësohet se anëtarët e KLP-së kanë shprehur mospajtime përsa i përket ngritjes së SPAK-ut me formulën 8, plus dy të komanduar apo të emëruar.

Disa prej tyre e konsiderojnë këtë formulë si shkelje të Kushtetutës, ndërsa pjesa tjetër argumenton se kuadri ligjor e mundëson si rrugëzgjidhje. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama: Do padis në gjykatë Ramush Haradinajn

“Do ta padis Haradinajn”. Kryeministri Edi Rama zbuloi këtë të enjte në emisionin “Opinion” se do të padisë kryeministrin në ikje të Kosovës për deklaratën e bë...

23:41

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI