Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Rama: Nuk kam pse të jap dorëheqjen si Zaevi

Lapsi.al 24 October 2019
Rama: Nuk kam pse të jap dorëheqjen si Zaevi

Pas dështimit për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen si homologu i tij i Maqedonisë së Veriut. Në emisionin Opinion ai tha se do të jepte dorëheqjen vetëm sipas tij, nëse nuk do kishte bërë detyrën. Sipas tij ngjarjet në Maqedoninë e Veriut janë të tjera me Shqipërinë, ndërsa shkoi dhe më tej teksa tha se BE e tradhtoi kryeministrin Zoran Zaev.

“Në rastin e Zaevit është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do bënte të njëjtën gjë për një arsye tjetër, sepse Zaevi ka kërkuar ndërrimin e emrit, e emrit të vendit e kupton çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit? Është njësoj tani si ti të ndërrosh emrin të vish të Fevziu ti të quhesh Sami Ameni që të hysh tek Fevziu (I drejtohet Andi Bejtes). E kupton çdo të thotë të quhet Sami Ameni të vish te Fevziu. Ose Fevziu të quhet Bruno Vespa që të lidhet direkt me Rain, e kupton dhe pastaj RAI në fund t’i thotë ti s’ke flokë nuk të marrim te Bruno Vespa…Ca do bëjë Fevziu, ca do bësh ti?” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vidhet banesa e biznesmenit në Elbasan

Banesa e biznesmenit të përpunimit të drurit, Lutfi Bici, ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Mësohet se në banesën e tij, e cila ndodhet në lagjen “S...

20:59

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI