Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Rama: Do padis në gjykatë Ramush Haradinajn

Lapsi.al 24 October 2019
Rama: Do padis në gjykatë Ramush Haradinajn

“Do ta padis Haradinajn”. Kryeministri Edi Rama zbuloi këtë të enjte në emisionin “Opinion” se do të padisë kryeministrin në ikje të Kosovës për deklaratën e bërë pak ditë më parë se Rama, Thaçi dhe Vuçiç do të ndanin 10 miliardë në tavolinë. Rama e cilësoi “palo burrë” dhe “palo kryeministër” Haradinajn.

“Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.

Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Brrlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.

I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”.

Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vidhet banesa e biznesmenit në Elbasan

Banesa e biznesmenit të përpunimit të drurit, Lutfi Bici, ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Mësohet se në banesën e tij, e cila ndodhet në lagjen “S...

20:59

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI