Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Tensione në Orikum, banorët iu dalin para fadromave (VIDEO)

Lapsi.al 25 October 2019
Tensione në Orikum, banorët iu dalin para fadromave (VIDEO)

Një situatë tejet e tensionuar paraqitet në Orikum, ku nspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me aksionin e prishjes së disa godinave përgjatë bregdetit.

Banorët e Radhimës, Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë kundër aksionit dhe nuk kanë munguar përplasjet me forcat  policore.

Sikurse shihet edhe në videon bashkëngjitur më poshtë të siguruar nga Lapsi.al, banorët i kanë dalë para fadromës duke e qëlluar me gurë, deri në ndërhyrjen e Policisë. “Largohu se do të të djegim fadromën. Fadromat mos të rikthehem më. O robqi*a do t’ju vrasim? Ikni që këtu. Për ça vini këtu?! I kemi me lek të ballit jo me drogë e hashash,”-dëgjoheshin teksa thoshin banorët.

Sipas banorëve, disa prej shtëpive të tyre janë shembur dhe asnjë prej përfaqësuesve të Bashkisë nuk i ka takuar për t’i prezantuar planin apo edhe për të folur në lidhje me dëmshpërblimet.

Ky aksion i IKMT-së është ndërmarrë në funksion të hapjes së vijës bregdetare për të vënë në zbatim projektin "Lungomare 2". ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=a6UdBJM_DRk&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI