Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Ngrihet SPAK-u, 8 prokurorët që do hetojnë "peshqit e mëdhenj"

Lapsi.al 25 October 2019
Ngrihet SPAK-u, 8 prokurorët që do hetojnë "peshqit e

Struktura e Posaçme e AntiKorrupsionit (SPAK) do të ngrihet brenda muajit nëntor të këtij viti.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku u votua me 11 vota "pro" propozimi i Komisionit të Posaçëm për ngritjen e SPAK-ut me 8 prokurorë.

Një tjetër pikë e rëndësishme në propozimin e miratuar është edhe koordinimi që KLP-ja duhet të ketë me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për ngritjen e SPAK-ut. “Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme”, shkruhet në propozim.

Aktualisht, janë pikëzuar vetëm 8 kandidatë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, të cilët kanë kaluar procesin e vetting-ut, nga 22 kandidatë që garonin në total. Prokurorët pjesë e SPAK janë: Altin Dumani,  Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Sipas Kushtetutës, ngritja e kësaj strukture të drejtësisë kërkon jo më pak se dhjetë prokurorë për të nisur punën me dosjet e para. Por, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja,  i ka kërkuar kreut të KLP-së, Gent Ibrahimit, që SPAK-u të ngrihet brenda këtij viti me 8 prokurorët, të cilët kanë kaluar të dyja shkallët e vetting-ut, ndërsa dy të tjerët për të plotësuar dhjetëshen, të jenë prokurorë të përkohshëm ose të komanduar.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI