Flash

Boiken Abazi: Pse hesht politika shqiptare për vrasjen e Astrit Deharit?

Lapsi.al 25 October 2019
Boiken Abazi: Pse hesht politika shqiptare për vrasjen e Astrit Deharit?

Aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka komentuar raportin e institutit të pavarur në Zvicër, që doli në përfundimin se Astrit Dehari është vrarë në burgun e Prizrenit. Abazi e cilëson të papranueshme heshtjen e klasës politike shqiptare në Tiranë e Prishtinë pēr këtë krim, i cili ende nuk ka autorë.

Reagimi

Shumica e politikanëve në Shqipëri heshtën pas vrasjes së Astrit Deharit, edhe pse e kuptuan menjëherë që kishim të bënim me një vrasje politike. Pas vrasjes në vitin 2016, drejtësi për Astritin kërkoi Parlamenti Evropian, OKB, Internacionalja Socialiste, Ministri i Jashtëm i Anglisë, etj. Por, këta të tanët heshtën gati të gjithë. Mbase u "hutuan" nga regjimi në Kosovë që e shpalli vetëvrasje atë krim makabër politik. Po tani që doli edhe raporti i institutit të pavarur mjeko-ligjor nga Zvicra, a do flasin këta politikanë që e kanë gojën plot për të drejtat e njeriut e për kombin... Për vrasje politike që kanë ndodhur në vende shumë më të largëta, nuk ka mbetur njeri pa folur. Për Astritin, yllin që na e vranë në burg në lule të rinisë, vazhdon heshtja e politikanëve në Shqipëri.

Të këshilluara

Vjen në Tiranë ambasadorja e re e Greqisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippiddou, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenc...

14:52

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI