Flash

Video/ Të parët në javën e fundit të fazës së parë: Partizani thyen 3-1 Skënderbeun

Lapsi.al 24 October 2019
Video/ Të parët në javën e fundit të fazës së

Në krye të kampionatit... kampionët në fuqi të Partizanit janë rikthyer aty mbyllën kampionatin e kaluar, pikërisht në përfundim të fazës së parë, pas fitores 3-1 ndaj Skënderbeut në Selman Stërmasi. Lerda duhet të bënte pa Solomon, rikthimi i Romeros nga skualifikimi nuk i hoqi vendin e titullarit Telushi, ndërsa e gjithë strategjia e menduar e Dajës për të bllokuar kryeqytetasit u rrëzua në minutën e tretë, kur Belica u ngrit mbi të gjithë për të dërguar në rrjetë krosimin e Trashit nga goditja e këndit.

Partizani dominoi mesfushën, e asistuar në mënyrë konstante nga Trashi e Mala, tentoi golin me Çinarin, arma fituese në Shkodër, por e gjeti me Telushin, në një goditje perfekte dënimi. Mesfushori i njohur për goditjen potente, befasoi Kolicin me një trajektore inteligjente në minutën e 19, që e vuri ndeshjen në rrugën që dëshironte Lerda. Italiani po merr tani frytet e një ndryshimi taktik, që i ka dhënë tjetër fizionomi skuadrës.

Mungesat e Muzakës apo Krasniqit ndikuan në lojën e Skënderbeut, që bëri pak për të impenjuar të kuqtë, me Bregun që i sëmurë nuk vazhdoi dot as deri në pushim lojën. Por në dhomat e zhveshjes korcarët futen me optimizmin e marrë nga goli i Gripshit në minutën e 44: sulmuesi dhuroi spektakël brenda zonës dhe me një goditje precize mposhti Hoxhën. Partizani u mundua të kthehej në hapat e tij, në pjesën e dytë e pas një goditje të Dajës nga distanca, Cinari përmirëson kuotat personale, me golin e dytë radhazi brenda katër ditësh. Goli i minutës së 60 praktikisht vendosi fatet e lojës, me Skënderbeun që ndoshta kishte dëshirën por jo mundësitë. Të rinjtë nuk mund ti lejonin Dajës, më shumë se një tentativë të drojtur ofensive, me teknikun që i frikësohej më shumë një goleadë, për mënyrën se si ishin kombinuar gjërat.

Suksesi i dytë në katër ditë për të kuqtë e Lerdas, të cilët tetori i ka gjetur me një marsh më shumë, katër rezultate pozitive radhazi, gjashtë gola të shënuar në dy ndeshjet e fundit dhe vetëm dy të pësuar. E tani janë të parët...

Të këshilluara

Video/ Telushi "çan" rrjetën e Skënderbeut

Partizani vendos në kasafortë rezultatin kundër Skënderbeut, duke u lëshuar me forcë drejt kreut të klasifikimit. Bruno Telushi siguroi rezultatin me një goditj...

15:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI