Flash

"Një vendim historik": në Kinë me shumë risi, Kupa e parë e Botës me 24 skuadra

Lapsi.al 24 October 2019
"Një vendim historik": në Kinë me shumë risi, Kupa

Fifa i ka dorëzuar Kinës Kupën e parë të Botës për klube me 24 skuadra, në program për tu luajtur në qershor-korrik 2021. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Gianni Infantino në Shanghai, duke e përcaktuar "një vendim historik". Në fazën finale të turneut, që zëvendëson kështu Confederations Cup e do të luhet cdo katër vjet, do të marrin pjesë tetë skuadra europiane: fitueset e Champions League e Europa League nga 2018 në 2021.

Vendet në dispozicion të klubeve europiane do të jenë 8, 6 klube amerikano jugor, ndërsa 10 vendet e mbetura do ti rezervohen zonave të tjera kontinentale (Azi, Afrikë, Amerika Veriore-qendrore, Oqeania). Cdo Konfederatë do të përcaktojë për llogari të saj kriteret e kualifikimit në turneun e ri. Si bën të ditur Gazzetta, nga tetë skuadrat europiane katër do të jenë fitueset e katër Champions të fundit. Për katër skuadrat e tjera u mendua të vlerësohej renditja e Uefa, apo finalistet e mundura të Champions. Në fund fitoi Europa League.

Në këtë pikë të sigurtë për pjesëmarrjen në Kupën e re të botës për Klube janë katër: Liverpool (Champions 2019), Real Madrid (Champions 2018), Chelsea (Europa League 2019) e Atletico Madrid (Europa League 2018). Formula e turneut të ri parashikon 24 finalistë, 8 grupe nga tre skuadra, me 8 fituesit që do të marrin pjesë në fazën me eleminim direkt deri në finale.

Të këshilluara

Video/ Telushi "çan" rrjetën e Skënderbeut

Partizani vendos në kasafortë rezultatin kundër Skënderbeut, duke u lëshuar me forcë drejt kreut të klasifikimit. Bruno Telushi siguroi rezultatin me një goditj...

15:44

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI