Flash

Agnelli thumbon Conte: "Ai skualifikimi për bastet në futboll..."

Lapsi.al 24 October 2019
Agnelli thumbon Conte: "Ai skualifikimi për bastet në

Gjatë diskutimit të gjatë të mbajtur nga Andrea Agnelli në ditën e asamblesë së ortakëve, ka patur hapësirë edhe për ndonjë shigjetim drejt Antonio Conte. Edhe pse asnjëherë i përmendur drejtpërdrejt nga presidenti i Juventus, riferimi për teknikun aktual të Inter është i qartë. Agnelli nuk harron kur, në 2012, Conte u skualifikua për gjashtë muaj nga pankina bardhezi si pasojë e cështjes së basteve në futboll.

"Në këto vite jemi përballur me shumë vështirësi - ka thënë presidenti Agnelli -. Kanë qenë periudha shumë intensive e të rënda për ata që punonin në shoqëri: mendoj për cështjen e Calcioscommesse, që përfshiu të teseruarit e Juventus në 2012, për ngjarje që kishin ndodhur në shoqëri të tjera. Cili klub do të mund të administronte gjashtë muaj pa krye-trajnerin në pankinë?”.

Në 2012 në fakt, mbërriti vendimi që përfshiu teknikun nga Lecce: Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit e skualifikoi për 10 muaj (pastaj reduktuar në 4 nga Gjykata kombëtare arbitrale e sportit) sepse si trajner i Siena "nuk mund të mos dinte" për kombinimin e ndeshjeve të kampionatit të Serie B kundër Novara (2-2, 30 prill 2011) e kundër Albinoleffe (humbje 1-0, 29 maj 2011).

Fjalë falenderimi për një tjetër ish-trajner, Massmiliano Allegri: "Një mendim shkon për Allegri, vendimtar në rritjen e Juventus. Pjesëmarrja konstante në fazat finale të Champions tregon se tashmë jemi ndër të mëdhatë e Europës".

Të këshilluara

Video/ Telushi "çan" rrjetën e Skënderbeut

Partizani vendos në kasafortë rezultatin kundër Skënderbeut, duke u lëshuar me forcë drejt kreut të klasifikimit. Bruno Telushi siguroi rezultatin me një goditj...

15:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI