Flash

Haaland, gjiganti që dogji kohët e emblemave Ronaldo e Messi

Lapsi.al 24 October 2019
Haaland, gjiganti që dogji kohët e emblemave Ronaldo e Messi
"Kënga ime e preferuar është himni i Champions", fjalët janë ato të Erling Braut Haaland. Ai është gjiganti i vogël që ka magjepsur futbollin botëror. Një gjatosh 194 cm vetëm 19 vjec, karta e identitetit tregon 21 korrik 2000. Ta shohësh është tipiku norvegjez bjond, por me një karakter të fortë e mbi të gjitha këmbë të afta. Numrat janë nga ana e tij: 20 gola sezonalë në vetëm 13 prezenca me fanellën e Salzburg. E jemi vetëm në 24 tetor. Bota nisi ta njohë në 30 maj kur në Botërorin e U20 shënoi me fanellën e Norvegjisë 9 gola në një ndeshje. Në atë rast Honduras përfundoi i shkatërruar 12-0. Drejtuesit e Salzburg fërkuan duart, e në fakt meritojnë ta bëjnë, duke qenë të parët që pikasën talentin e tij, duke e marrë në 2018, nga Molde për vetëm 5 milionë euro. Tani vlen rreth 50, por nëse vazhdon me këtë ritëm, cmimi mund të shtohet. Emri i tij është në gojën e të gjithëve, sepse impakti i tij pagëzues në Champions League ishte i pabesueshëm: tregolësh në debutim kundër Genk, një gol kundër Liverpool në Anfield e dygolësh ndaj Napolit. Gjashtë gola në tre ndeshje: Cristiano Ronaldo e ka arritur dicka të tillë në 32 ndeshje, Messi në të shtatëmbëdhjetën. Erling Braut Haaland është qendërsulmuesi tipik që shënon në të gjitha mënyrat: me të djathtën, të majtën, me kokë. I ftohtë edhe nga pika e bardhë me atë buzëqeshje gati të pafajshme e me një mesatare kampioni: 1,4 gola cdo ndeshje për të përzgjedhurin, që tenton të ecë në hapat e idhullit të tij Zlatan Ibrahimovic.

Të këshilluara

Video/ Telushi "çan" rrjetën e Skënderbeut

Partizani vendos në kasafortë rezultatin kundër Skënderbeut, duke u lëshuar me forcë drejt kreut të klasifikimit. Bruno Telushi siguroi rezultatin me një goditj...

15:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI